ZgjoiAI Logo

Asistentët AI

Logo

ZgjoiAI

ZgjoiAI – i ndërtuar për nxënësit dhe mësuesit në arsimin K1–K12, i përshtatur me kurrikulën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Logo

TransformaAI

⚠️ Ky shërbim përdor më shumë tokena GPT.

Si funksionon?

📚

Zgjidh shërbimin

Zgjidh mes ZgjoiAI GPT për mësim të strukturuar sipas kurrikulës, ose TransformaAI GPT për të nxënit dhe mësimdhënie transformuese e universale.

Ndërvepro

Fillo dialogun interaktiv në gjuhën tënde, përcakto rolin, klasën ose nivelin, dhe eksploro temat sipas nevojave të tua.

🎓

Mëso & Përparo

Përfito nga ushtrimet, projektet, opsionet krijuese dhe udhëzimet pedagogjike që të çojnë nga të nxënit drejt të bërit.

Rreth nesh

Vizioni ynë

  • Të ofrojmë qasje të barabartë në arsim cilësor për çdo nxënës, mësues dhe profesionist.
  • Të ndërthurim kurrikulën zyrtare me mundësitë e pakufizuara të të nxënit universal dhe gjithëpërfshirës.
  • Të krijojmë ura mes gjuhëve, kulturave dhe sistemeve arsimore përmes përkthimit dhe shumëgjuhësisë.
  • Të nxisim kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin si themel i një shoqërie të dijes.
  • Të çojmë përdoruesit nga të nxënit drejt të bërit – për një arsim që transformon jetën.

Misioni ynë

Të fuqizojmë nxënësit, mësuesit dhe komunitetet akademike me mjete të zgjuara që i bëjnë mësimin, mësimdhënien dhe zhvillimin personal më të qasshëm, më të përshtatshëm dhe më frymëzues.

Falënderime

Me këtë rast, shpreh respektin tim më të thellë dhe i falënderoj Ylber Cërvadikun (dizajner grafik) dhe Sharr Bujarin (webmaster asistent) për kontributet e tyre në realizimin e këtij projekti.

Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për familjen time të mrekullueshme, Jetën, Bardhën dhe Mentorin dhe posaçërisht gruan time Kimeten për mbështetje, inkurajim dhe durim të treguar ndaj meje gjatë punës gati 11 vjeçare me Zgjoi.



Kontakto

Ke ndonjë pyetje apo sugjerim? Na shkruaj!